Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka folur për tubimet partive politike dhe moszbatimin e masave antiCOVID.
“Partitë politike organizojnë takime, njerëzit duhet të kenë kujdes dhe çdo pjesëmarrje përtej numrit të caktuar bëhet objekt i dënimit. Çdo kush të ketë kujdes për vetveten të mos bëhet pjesë e shkeljes së ligjit”, shtoi Zemaj.
I pyetur nga gazetarët se a pritet të ketë ndonjë lirim të masave, Zemaj tha se nuk pritet të ndodh tani për tani
“Nuk mund të ja lejojmë vetës komoditetin që të shkojmë në lirimin e ndonjë mase të caktuar, që mund të prishte stabilitetin e rasteve dhe pandemisë”, tha Zemaj.
Zemaj ka thënë se vaksinat antiCOVID pritet të arrijnë në Kosovë në muajin shkurt.
Zemaj ka shtuar se janë duke punuar intensivisht në këtë aspekt.
“Jemi duke punuar intensivisht, e mira është që kemi siguruar zinxhirin e ftohjes, dhe sigurisht që vaksinat e para pritet të arrijnë në muajin shkurt”, ka thënë Zemaj.