Promovohet pulla postare dedikuar personelit shëndetësor

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka marrë në prezantimin e pullës postare, dedikuar personelit shëndetësor që kanë humbur jetën gjatë ballafaqimit me Covidin-19.

Në prezantimin e saj ministri në detyrë i Shëndetësisë Armend Zemaj, tha se mundi dhe sakrifica e bërë nga personeli shëndetësor janë munduar t’i vlerësojnë përmes kësaj pulle postare.

 

 

Ai ka shtuar më tej kërkesën e tij që të mos mbingarkohen institucionet shëndetësore.

Ndërsa përfaqësuesi nga Posta e Kosovës, ka thënë se personeli shëndetësor e meriton emrin heronj. Pulla postare mban emrin” “Heronjtë mantelbardhë”,

Gjithashtu, mirënjohjet u janë akorduar mjekëve dhe infermierëve që ishin prezentë.

Mbi 30 punëtorë shëndetësorë në Kosovë kanë vdekur në krye të detyrës gjatë pandemisë.