Shtyhet bllokimi i llogarive bankare për tatimpaguesit që kanë obligime ndaj ATK-së

 

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti nepërmjet një njoftimi ka bërë të ditur se do të shtyhet bllokimi i llogarive bankare për tatimpaguesit që kanë obligime ndaj Administratës Tatimore të Kosovës, deri më 30.04.2021

Ky është njoftimi i plotë i Hotit:

“Për të ndihmuar bizneset në tejkalimin e gjendjes së shkaktuar nga pandemia, Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendim që:

  1. Të shtyejë bllokimin e llogarive bankare për tatimpaguesit që kanë obligime ndaj ATK deri më 30.04.2021.
  2. Të shlyejë ndëshkimet për tatimpaguesit që kanë detyrime tatimore ndaj ATK nëse kryejnë pagesën e tatimit bazë dhe interesit deri më 30.06.2021.”/RTV-Okarina/