VV dorëzon ankesën në Supreme, shprehet optimiste se vendimi do të jetë në favor të tyre

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar sot ankesë në Gjykatën Supreme, pas vendimit të fundit të PZAP-së lidhur me mos certifikimin e pesë kandidatëve të saj për deputetë në mesin e të cilëve është edhe Albin Kurti.

Anëtari i LVV-së dhe përfaqësuesi ligjor, Blerim Sallahu tha se kanë kundërshtuar vendimin e PZAP-së, pasi sipas tyre nuk ka asnjë bazë kushtetuese.

“Ne e kemi kundërshtuar vendimin e PZAPs-së, lidhur me atë se që një normë ligjore e vë si kriter kushtetues. PZAP deklaron pa asnjë bazë kushtetuese se neni 29 paragrafi 1 pika Q është normë kushtetuese, ju e dini se amendamentet kushtetues bëhen në Kuvendin e Kosovës, dhe as Gjykata Kushtetuese dhe as PZAP nuk mund të vë si normë kushtetuese një kriter ligjor për arsye se amandamentimi bëhet vetëm nga Kuvendi”, u shpreh Sallahu.