Osmani pret në takim Malokun. Shprehin gatishmëri për bashkëpunim ndërinstitutcional

 

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Kryesuesin e Këshillit Porkurorial të Kosovës, Jetish Malokun.

Osmani ka përgëzuar Malokun për pozitën e re të Kryesuesit të Këshillit, duke i uruar fat e sukses në detyrën që ka marrë.

“Gjatë këtij takimi, U.D. Presidentes Osmani dhe Kryesuesi Maloku kanë diskutuar për gjendjen e sigurisë në vend, sfidat me të cilat ballafaqohet sistemi prokurorial dhe për proceset e emërimeve, riemërimeve dhe dekretimeve të prokurorëve të rinj, duke u dakorduar që këto procese të zhvillohen me integritet të lartë” thuhet në kumtesë.

 

 

Ndërsa Maloku ka njoftuar Osmanin se prioritet i tij është ngritja e besueshmërisë së publikut në sistemin prokurorial, reduktimi i lëndëve të vjetra, rritja e numrit të prokurorëve, përmirësimi i infrastrukturës, plotësimi i kornizës ligjore për të gjitha proceset e punës, vlerësimi i rregullt i performancës dhe rastet disiplinore të proceduara me kohë.

Në fund të takimit, të dy bashkëbiseduesit kanë shprehur gatishmërinë e ndërsjellë për avancimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, me qëllim të konsolidimit të institucioneve dhe forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

/RTV-Okarina/