Punëtorët teknikë të UP-së protestojnë para Rektoratit

 

Punëtorët teknikë të cilët punojnë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, janë duke protestuar para Rektoratit.

Shkak për protestë u bë paga e muajit dhjetor të vitit të kaluar dhe mospajisja me kontratë të punës.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, tha se në rast se nuk plotësohen kërkesat e punëtorëve deri në ora 14:00, atëherë do t’a bllokojnë gjithë punën.

 

 

“Subjektet politike po bëjnë shumë premtime, ky është realiteti. Këtë gjendje e kanë pru të gjithë ata që sot po krekosën. Ne do ta bllokojmë të gjithë sistemin, nuk mund të qëndrojmë duke kërkuar lëmoshë, shteti ka dështuar sa i përket plotësimit të kushteve për sektorin privat. Ne po kërkojmë të drejtën tonë. Nëse sot deri në ora 14:00 nuk do të ketë realizim të kërkesave, ne do ta bllokojmë gjithë punën”, tha Azemi.

/RTV-Okarina/