Musliu-Shoshi: Sektorin privat e shohim si faktorin kryesor të zhvillimit ekonomik

 

Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka vazhduar takime me qytetarë dhe grupe të ndryshme të interest. Ajo gjatë ditës ka qëndruar në Pejë atje ku ka parë nga afër punën e kompanisë Greenhouse SH.P.K, e cila është e e specializuar në ndërtimin dhe prodhimin e shtëpive te parafabrikuara kornize prej druri me uzinën e saj të prodhimit në Kosovë.

 

 

Nga Peja, Musliu-Shoshi ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës, e sheh sektorin privat si faktorin kryesor të zhvillimit ekonomik, punësimit dhe mirëqenies sociale.

“Në këtë drejtim, ne kemi program për Rimëkëmbjen e Kosovës, me fondin e dizajnuar prej 1 miliard eurosh, prej të cilave 500 milionë janë të dedikuara për biznesin dhe ndërmarrësin në Kosovë ndihmë direkte dhe pa kthim”, ka shkruar Musliu-Shoshi.

/RTV-Okarina/

Ky është postimi i plotë i saj në llogarinë Facebook:

Sektori privat në Kosovë vazhdon të jetë njëri ndër kontribuesit më të mëdhenjë të mbushjes së buxhetit të Kosovës. Këtë…

Posted by Ariana Musliu Shoshi on Tuesday, January 26, 2021