Si e zbuti njeriu ujkun?

Ujku
Njeriu dhe Ujku
Ende nuk mund të jemi të sigurtë për kohën e zbutjes së qenit, por provat e ADN sugjerojnë që ujqërit modernë dhe qentë janë të dy pasardhës të një paraardhësi-ujk që ka jetuar në Europë në të njëjtën kohë me fiset gjuetare, të paktën 11 mijë vjet më parë.
Dy hipotezat kryesore janë që, ose ujqit u zbutën vetë, ose u zbutën prej njerëzve.
Në skenarin e parë, disa ujq qëndruan përreth kampeve të njerëzve për të kruajtur kockat dhe ushqimet e mbetura, ashtu si bëjnë sot dhelprat në qytete.
Gjahtarët duhet të kenë toleruar kafshët më miqësore, duke dëbuar ose vrarë ato më të rrezikshme. Kjo bëri që ujku i lashtë të ndahet në një nënspecie më të butë që u shoqërua me njerëzit, si dhe një tjetër specie që qëndroi e egër.
Në skenarin e dytë, qeniet njerëzore nisën të rrisin këlyshë ujqish dhe t’i ushqejnë. Studimet kanë treguar se këlyshët e ujqërve të sotëm mund të zbuten kollaj që në moshë të hershme.