Gjykata Speciale vendos ta vazhdojë paraburgimin e Salih Mustafës

 

Gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Speciale, Nicolas Guillou, ka vendosur të vazhdojë paraburgimi i ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa.

Pasi që thuhet se nëse ai lirohet, ka rrezik që të arratiset.

“Për arsyet e përmendura, gjykatësi i procedurës paraprake: URDHRON vazhdimin e ndalimit të z. Mustafa. Gjyqtari i procedurës paraprake konstaton se nuk ka asnjë informacion ose zhvillim ndërhyrës në procedurat aktuale që minojnë përcaktimin se ekzistojnë artikuj, baza për të besuar se të tri rreziqet e parashikuara në nenin 41 (6) (b) (i) – (iii) të ligjit vazhdojnë të ekzistojnë”, thuhet në përfundimet e vendimit.

 

 

Salih Mustafa kishte paraqitur disa kushte për lirim, mirëpo janë vlerësuar të pamjaftueshme.
Më 24 shtator 2020, Salih Mustafa u arrestua me një urdhërarrest të lëshuar nga Guillou dhe po mbahet në paraburgimin e Gjykatës Speciale, në Hagë, i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

/RTV-Okarina/