Policia e Kosovës, ka njoftuar se në magjistralen Kaçanik – Ferizaj ka ndodhur një aksident me fatalitet.
Policia bën të ditur se aksidenti ka ndodhur ditën e diel, rreth orës 22:41.
“Ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, ku dyshohet se i dyshuari mashkull kosovar duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes së automjetit si dhe kushteve të rrugës godet këmbësorin mashkull, i cili pëson lëndime vdekjeprurëse. Vdekjen e viktimës, në vendin e ngjarjes e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në njoftim.
Policia njofton se me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë.