Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka reaguar pas deklaratave të fundit nga zyrtarët e Vetëvendosjes në lidhje me akuzat e bëra ndaj KQZ-së për ndalimin që u është bërë zyrtarëve të saj për të marrë pjesë në zgjedhje.
Ai ka thënë se të gjitha palët e përfshira duhet të respektojnë procesin e duhur dhe rregullat.
Ka theksuar se duhet lejuar që institucionet e caktuara të drejtësisë, ato gjyqësore e të tjera që janë të pavarura të kryejnë punën e tyre pa ndërhyrje.
/RTV-Okarina/