Merita Aliçkaj Lezi Juristja nga Skenderaj që Synon të Forcojë Familjen dhe Arsimin në Kosovë

Zonja Merita Aliçkaj Lezi me profesion juriste vjen nga komuna e Skënderajt
Merita tashmë është bërë pjesë e koalicionit për Familjen.
Një aktiviste sociale e shquar për sensin e saj organizativ, duke i shërbyer komunitetit, me fokus të veçantë në aspektin e përmirësimit të kushteve për rininë.

Me këtë u shqua qysh si anëtare e Këshillit të Studentëve, me kontributin e saj në përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të studentëve.

Nga viti 2012, ka qenë e angazhuar si udhëheqëse e një institucioni arsimor dhe edukativ, duke zhvilluar projekte që ndihmojnë fëmijët dhe të rinjtë të arrijnë potencialin e tyre maksimal.

 

Aktualisht, është Themeluese dhe Drejtoreshë Ekzekutive e ‘Kosova Global Talent Center’, një qendër inovative që mbështet zhvillimin e talenteve në STEM, gjuhë të huaja, dhe aftësi të tjera akademike.

Merita gjatë angazhimit të saj profesional ka bashkëpunuar me institucione vendore dhe ndërkombëtare për të organizuar olimpiada dhe aktivitete edukative që promovojnë zhvillimin intelektual dhe social tek të rinjtë.

“Të investosh në familje dhe arsim, është të investosh në të ardhmen e Kosovës” – është motoja me të cilën ajo është identifikuar.

Ajo do të jetë një zë dinjitoz i grave dhe vajzave në skenën politike!