Kryeministri në detyrë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, i ka dërguar telegram urimi presidentit të SHBA-së, Joe Biden.
“Jam shumë i lumtur të theksoj se Republika e Kosovës ka marrëdhënie shumë të veçanta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në historinë e fundit të Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë luajtur një rol vendimtar”, thuhet midis tjerash në telegram.
Kryeministri në detyrë Hoti e ka siguruar presidentin Biden, se Qeveria e Republikës së Kosovës, të gjitha partitë e saj politike, pozita dhe opozita janë plotësisht të përkushtuara për të kultivuar dhe forcuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Unë jam i përkushtuar të punojë me administratën tuaj për të forcuar institucionet demokratike, integrimin evroatlantik dhe për t’u bërë një bartës i stabilitetit”, thuhet në letër.
Kryeministri Hoti, me këtë rast, ka shprehur falënderimet dhe mirënjohjet për presidentin Donald Trump dhe administratën e tij për mbështetjen e dhënë për proceset demokratike në Kosovë dhe integrimet ekonomike rajonale.
/RTV-Okarina/