Ndeshja e rëndësishme mes Kosovës dhe Qipros do të zhvillohet sot, të martën, me fillim në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, si pjesë e raundit të katërt të Grupit 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve. Kosova synon ta mbyllë këtë muaj me një tjetër fitore, veçanërisht pas triumfit të tyre ndaj Lituanisë me rezultat 2-1, falë golave të Edon Zhegrovës dhe Ermal Krasniqit.
Franco Foda dhe ekipi i tij janë përgatitur mirë për këtë takim, por disa lojtarë janë në dyshim për shkak të gjendjes fizike. Elvis Rexhbeçaj nuk do të luajë për shkak të kartonëve, ndërsa Valon Berisha dhe Donat Rrudhani mbeten të pasigurt për pjesëmarrjen e tyre.
Kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme për Kosovën, pasi fitorja do t’i ndihmonte të qëndronin në garë për pozitat e para në grup.\OkarinaPress\