Kosova është nisur drejt Lituanisë për ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve. Kombëtarja kosovare, e njohur si “Dardanët,” do të luajë kundër Lituanisë më 12 tetor, nën drejtimin e trajnerit Franco Foda. Pas kësaj, më 15 tetor, do të presë Qipron në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Në këtë edicion të Ligës së Kombeve, Kosova ka regjistruar një fitore dhe një humbje në dy ndeshjet e zhvilluara deri tani.\OkarinaPress\