Ka vdekur ish gazetari dhe ish – kandidati i pavarur për president të Republikës së Kosovës Seremb Gjergji.
Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshortja e tij Sama Bajraktari-Gjergji.
“Lamtumirë fytyra ime e bukur e kësaj bote”, ka shkruar ajo në faqen e saj të Facebook.
Në vitin 2016, Gjergji ishte kandidati i pavarur për president të Kosovës dhe u shfaq me një fushatë të quajtur “Serembi për Kosovën”.
Seremb Gjergji ka filluar karrierën si gazetar para, gjate e pas luftës ne Kosove ne disa mediume te shkruara dhe elektronike. Ai ka qenë aktiv ne disa debate aktuale politike me pjesëmarrje aktive dhe ne opinione te shkruara.