Igball Jashari këndon këngën për Adem Jasharin, në prezantimin e tij si futbollist i Fc Prishtinës /VIDEO

Nipi i Rifat Jasharit, Igball Jasharit sot është prezantuar si futbollisti më i ri i Fc Prishtinës, shkruan Rajoni.org.

Ai në ditën e parë të tij me këtë skuadër ka bërë një veprim interesant para shokëve dhe stafit të skuadrës, ku ka kënduar këngën për Adem Jasharin “Mora fjalë”.

Kujtojmë që antari i familjes Jashari, Igball Jashari konsiderohet një talent mjaft premtues në fushën e futbollit, për Fc Prishtinën por edhe për Kosovën në përgjithësi.

Postimi i plotë i Fc Prishtinës dhe VIDEO:

𝙁𝙪𝙩𝙗𝙤𝙡𝙡𝙞𝙨𝙩𝙞 𝙞 𝙧𝙞 “𝙗𝙖𝙧𝙙𝙝𝙚𝙠𝙖𝙡𝙩𝙚̈𝙧”, 𝙄𝙜𝙗𝙖𝙡𝙡 𝙅𝙖𝙨𝙝𝙖𝙧𝙞, 𝙚̈𝙨𝙝𝙩𝙚̈ 𝙥𝙧𝙚𝙯𝙖𝙣𝙩𝙪𝙖𝙧 𝙨𝙞 𝙡𝙤𝙟𝙩𝙖𝙧𝙞 𝙢𝙚̈ 𝙞 𝙧𝙞 𝙞 𝙨𝙠𝙪𝙖𝙙𝙧𝙚̈𝙨 𝙨𝙚̈ 𝙥𝙖𝙧𝙚̈ 𝙩𝙚̈ 𝙁𝘾 𝙋𝙧𝙞𝙨𝙝𝙩𝙞𝙣𝙚̈𝙨💙🤍

Igballi që është pasardhës i familjes legjendare të Jasharajve nga Prekazi i Skënderajt, siç e do zakoni, e ka kënduar një këngë para lojtarëve në tubimin e parë me skuadrën para ndeshjes me Trepçën ’89.

Sulmuesi 17-vjeçar është prezantuar para lojtarëve me këngën e Shkurte Fejzës “Mora fjalë”, e cila i kushtohet Komandantit legjendar, Adem Jashari.

#PrishtinaPlisat
#forcaigball
#perparabardhekalter