Haziri: Kurti e ka në dorë një dokument që askush tjetër nuk e ka

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, është shprehur se kryeministri i vendit, Albin Kurti, posedon një dokument të cilin askush tjetër në Kosovë nuk e ka.


“Kemi parë dokument, por dokumenti i vetëm zyrtar secili ka besim se është i duhuri, është ai që ka kryeministri në dorë dhe nuk e ka askush tjetër në Kosovë. Në Serbi, aktin e presidentit Vuciq, ai nuk e ka pranu, ka thonë nuk kom nevoj me marrë këtë dokument. E ka parë dhe i ka thënë emisarëve nuk kam nevoj me pranu këtë dokument, unë dhe askush në Serbi.”, tha Haziri ndër të tjera.

Ai ka treguar se takimi i nesërm do të jetë vetëm për marrëvveshjen që kanë pasur në takimi e fundit me kryeministrin.

“Takimi i nesërm nuk lidhet me kurgjo tjetër përpos me marrëveshjen që ne e kemi pas në takimin e fundit me kryeministrin edhe zëvendësin e tij. Pasi që na ka njoftu për takimin e Brukselit ne kemi kërku që kryeministri ta njofton parlamentin e Kosovës ku partitë opozitare janë të përfaqësume dhe ku roli ynë ka qenë I pakushtëzum, ne I kemi dhënë mbështetje të plotë.”, tha Haziri.