Parafrazim: Dikush ndërtoi çeshme për ujë, e dikush përmendore vetes me para të popullit.
Çështja e ndërtimit të përmendores për ish-themeluesit e UÇK-së me buxhet të Komunës së Skënderajt po vazhdon të ngjallë debate të shumta, shkaku i pranisë së Sami Lushtakut aty, shkruan rajoni.org.
Asamblisti nga radhët e iniciativës Ideal për Skënderajn, Ilir Ejupi ka komentuar zhvillimet e fundit në këtë drejtim.
Ai ka rikujtuar veprimin e Bekim Jasharit sa ishte kryetar, kur ndërtoi çeshme për furnizim me ujë, që ishte mjaft e dobishme për qytetarët. Këtë veprim ai e ka krahasuar me vendimin e fundit të marrë nga Komuna e Skënderajt, për ndarjen e 50,000 për një përmendore të nënkryetarit.
Postimi i plotë i Ejupit:
Të dashur qytetarë të Skënderajt,
Ky është dallimi i qeverisjes JASHARI dhe qeverisjes së tanishme,
Bekim Jashari ndërtoi çeshmën e qytetit në vlerë prej 20 mijë euro(donacion), nga e cila po shërbehen me ujë të pijes për çdo ditë qytetarët e Skënderajt
Ndërsa qeverisja e tanishme ka ndarë 50 mijë euro për t’i ndërtuar përmendore vetës.
Jo rastësisht e përmenda çeshmën dhe ujin e pijes, sepse është jetike për qytetarët e Skënderaj, gjë e cila ishte prioritet i Qeverisjes Jashari. I kishte mbetur edhe BL- Qirezit për ta shtrirë rrjetin e ujësjellësit, projekt të cilin do ta fillonte këtë vit në Bashkëpunim me Katarin dhe Ambasadën Zvicerrane.
Prandaj, të dashur qytetarë, mos harroni se taksat e juaja duhet të menaxhohen në atë menyrë që indirekt, nëpërmjet projekteve të dobishme t’iu kthehen prapë juve, jo të keqpërdoren për egot personale të pushtetarëve.”/Rajoni.org/