Një person është arrestuar pasi kishte tejkaluar shpejtësinë e lejuar gjatë ngasjes, e po i njejti kishte kërcënuar edhe me vrasje zyrtarët policorë.
Ngjarja ka ndodhur në mesditë në rrugën “Konferenca e Bujanit”, në Pejë.
Rr. “Konferenca e Bujanit”, Pejë 19.01.2021-16:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se derisa kishte qenë duke drejtuar veturën kishte bërë tejkalim të shpejtësisë, por kur ishte ndalur nga njësiti policor i dyshuari e kishte kanosur me vrasje njërin prej zyrtarëve policorë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë, kurse rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
/RTV-Okarina/