Shkruan Gëzim Ejupi- ish drejtor i Bekim Jasharit në Skenderaj:
Nuk po dua të themë asgjë për spotin e realizuar nga VV, as i mirë, as i keq, as në kohën e duhur, as në kohë jo të duhur. Por po dua, fort po dua t’jua thëmë shkurt e shqip se ky është rezultat i paftyrësisë të këtyre që tash po e kundërshtojnë edhe qenkan prekur thellë nga ky video inqizim amater, a e dini pse?! Sepse këta i paraprinë veprimeve të liga dhe ndaj kujt?! Ndaj familjes emblematike Jashari. Kjo dhe shumë të tjera do t’ju gjejnë shkaku i veprimeve tuaja të liga dhe shumë mirë, sidomos për këta që dolën hapur kundër familjes Jashari, ky është vetëm fillimi sepse në vazhdimësi nuk do të kenë vlerë sa një leckë sepse ashtu siç janë ngritur përmes emrit të familjes Jashari, ashtu do të binë shumë shpejt sepse vetë u shkëputën nga familja Jashari, ju duk vetja se ku me ditë se çka u bënë, se dy lekë në gjepa i bënë dhe pak famë.
Pse? nuk e pyetshit vetën si u ndje Baca Rifat, si u ndje Bekimi, Bashkimi e Lulëzimi, kur pranë varrezave të familjes Jashari dhe në Sheshin Adem Jashari festonit si të çmendur, si të ishit dalur nga çmëndia, përdorët kallashnikov, pistoleta e bori si ta kishi mundur një serb dhe jo një anëtar të familjes Jashari.
Kjo pafytyrësi e juaja, si e juaja këtu dhe disave prej atyre që gjenden në Hagë dhe që aktivizuan marionetat e tyre kundër familjes Jashari do t’ju përcjell deri në varr dhe me turp po mbaroni dhe po përfundoni karrieren tuaj jetësore e çnjërëzore.
Përjetone shkëputjen tuaj nga familja Jashari si degët e kalbura të një lisi që shkëputen dhe bëhen hi dhe tretën në Tokë.
Jua lasht zoti partin e marrin, partitë shkojnë e vijnë, politikanët njashtu, familja Jashari është dhe do të ngelet çdo herë aty, tash e përmot sa të ketë DhE e Zot.