Katër ndeshje, asnjë fitore.
Vendi i fundit në tabelë.
Kombëtarja e Shqipërisë e ka mbyllur një kampanjë dëshpëruese në Ligën e Kombeve.
Skuadra e udhëhequr nga Edoardo Reja – barazoi sonte ndaj Islandës me rezultat 1-1 ani pse kundërshtarët ishin me një futbollist më pak në fushën e gjelbër – qysh nga minuta e dhjetë.
Në total – kuqezinjët arkëtuan dy barazime dhe po aq humbje.
Teksa, shënuan katër gola dhe pranuan gjashtë.
Lider i Grupit 2 në Ligën B doli të jetë Izraeli – me tetë pikë të grumbulluara, ndërsa Islanda me katër pikë më pak – mbeti në pozitën e dytë.