Ish-këshilltari i Kurtit: 90 për qind e deputetëve të VV-së janë analfabetë funksionalë

Ish-këshilltari i kryeministrit, Albin Kurti, Shkëlzen Gashi thotë se 90 për qind e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje janë analfabetë funksionalë.

Gashi thotë se 90 për qind e deputetëve të VV-së, përveç që nuk dinë shkrim e lexim, kanë probleme themelore për leximin e një teksti e ta kuptojnë atë.

“90 për qind janë analfabetë funksional të Lëvizjes Vetëvendosje. Ata jo që nuk dinë shkrim e lexim, por kanë probleme themelore me lexu një tekst, me kuptu. 90 për qind prej tyre nuk guxojnë me dal nëpër debate e me u ballafaqu me kundërshtar. Ky e ka bo zgjedhjen qashtu, se i kanë konvenu qasi, debilla, dembela, që me mujt me i kontrollu, me qenë të dëgjueshme e mos me ju bo probleme”, tha Gashi, në T7.

Tutje, ai tha se ani pse kjo Qeveri ka dy zëdhënës, është shumë e mbyllur për media.

“Kjo qeveri i ka dy zëdhënës, Përparim Kryeziu e Rozafa Kelmendi dhe është tepër e mbyllur ndaj mediave”, tha ai. /telegrafi