Tërnava: Mbështesim kërkesat e mësimdhënësve, por greva duhet të ndërpritet sot

 

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka mbajtur sot një konferecë për media në lidhje me grevën në arsim.

Ai ka thënë se Bashkësia Islame e Kosovës i mbështetë kërkesat e mësimdhënësve, por se greva duhet të ndërpritet sa më parë.

“Ne e mbështesim kërkesën e mësimdhënësve të Kosovë për pagë të dinjitetshme”.

“Thërras SBAShK-un që sot ta ndëpresin grevën dhe nesër fëmijët tanë të kthehen në bankat e shkollës”.

“Thërras Sindikatën e Shërbyesve Civilë që ta ndërpresin grevën dhe të kthehen në vendin e tyre të punës dhe të drejtat e tyre sindikale t’i kërkojnë përmes dialogut social”.

“I bëj ftesë Qeverisë së Kosovës dhe Kuvendit që sa më parë ta miratojnë ligjin për paga dhe kërkesat e sindikalistëve të merren në konsideratë”.

“Mbes me shpresë që nesër nxënësit t’i kemi në bankat e shkollave dhe shërbyesit civilë në vendet e tyre të punës.