Mërgimtari nga Gjermania, Rasim Avdyli që po bën bujë në rrjete sociale, përmes një video të publikuar në rrjetin e tij social, iu ka dhënë përgjigje të qartë të gjithë atyre që vazhdimisht i shkruajnë duke i bërë oferta të ndryshme për bashkëpunim, shkruan pemajetes.com.
“Ju falënderoj tetonve për thirrje, ju falënderoj që po doni me u taku, që po doni me punu me mu, ju falënderoj që po doni mem qu bodigarda. Mu nuk um vyjnë bodigarda për vallazni, jam një njëri shumë i thjeshtë”, thotë Avdyli.
Mërgimtari bën me dije se i duhet kohë për me marrë një vendim pasi që së pari duhet me bisedu me gruan e tij. Ai poashtu thotë se është shumë në stres nga thirrjet mesazhet e shumta që po i vijnë në rrjetet e tij sociale.
“Për me vendos unë diçka, vetëm nuk mundem, duhet mas pari me grue tem me fol. Nëse vendosim të dytë, atëhere e lajmëroj çdo njërin. Mua me vyn pak okhë, se tani po kam shumë stres, po kam shumë thirrje. Unë i boj këto video veç sa për publikun, por për me ba diçka më shumë, mua me vyn kohë me vendos diçka”, shprehet mërgimtari.