Një burre e rrahu bashkëshorten e bëri për spital

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë është në rritje çdo ditë e më shumë. Çdo ditë gra që përjetojnë dhunë nga familjarët e tyre, kryesisht bashkëshortët, kërkojnë ndihmën e Policisë për të marrë mbrojtje dhe për të zgjidhur problemet.  Një rast i tillë ka ndodhur të shtunën në Pejë, ku një burrë dyshohet se ka rrahur bashkëshorten e tij, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se gruaja e ka denoncuar bashkëshortin e saj dhe ka rrëfyer para hetuesve policore për dhunën fizike dhe psikike që po përjeton nga burri.

Si pasojë e sulmit, gruaja ka marrë lëndime trupore, për çka është dërguar në Spitalin rajonal të Pejës për trajtim mjekësor, ndërkohë njësitet policore janë vënë në lëvizje, me ç’rast kanë arritur të arrestojnë personin e dyshuar, i cili u shoqërua në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe i njëjti të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.