Ata sot kanë përvjetorin e rënies.\Fehmi e Xhevë Lladrovci dhanë jetën për lirinë e Kosovës. Të gjithë e kujtojnë heroizimin e tyre i cili u vulos me 22 shtator të vitin 1998, kur ata ia falën jetën kësaj toke.
Në kërkim të lirisë, Xheva dhe Fehmiu nuk i druheshin vdekjes. “Vdekja për lirinë e Kosovës, do të ishte fati im më i madh jetësor”, kishte thënë Fehmi Lladrovci.
Madhështinë, këto dy familje, e kanë treguar edhe një një rast tjetër e që lidhet me emrin e heronjëve.
Zymer Jashari që ishte në burg me Fehmi Lladrovcin, tregon për natën e martesës kur Xheva kishte shkuar nuse kurse Fehmiu ishte në burg të Stara Gradishkes. “Të burgosurit shqiptarë i gëzoi Adem Demaçi. Ai e kishte një kuzhinë të vogël, në të cilën herë-herë përgatiste ushqim për vete. Ai bëri hallvë dhe u dha të gjithë shqiptarëve të dënuar aty. “Ta ëmbëlsojmë martesën e Xhevës dhe Fehmi Lladrovcit!”, ka rrëfyrer Jashari ish i burgosur politik.
Pas lirimit të Lladrovcit, qifti vazhdoi jetën bashkë dhe ashtu të pandarë ranë për lirinë e Kosovës.