Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka lëshuar mbledhjen e Komisionit për Arsim, ku po diskutohet për situatën në arsim.
Jasharaj ka lëshuar mbledhjen gjatë fjalës së deputetit të LVV-së, Dimal Basha, i cili tha se SBASHK-u ka marrë peng nxënësit, raporton Zeri.info.
Basha ka kritikuar Jasharajn se ka tentuar t’ia ndalë fjalën në Komision.
Gjatë fjalës së tij anëtarët e SBASHK-ut i kanë kërkuar “të mos i japë zor”, ndërsa Basha është përgjigjur “Unë i jap sa dush zor se jam në shtëpinë time, në Parlamentin e Kosovës, unë t’i tregova zgjidhjet që i ka dhënë Qeveria e Kosovës”.
Pas kësaj Jasharaj lëshoi mbledhjen. /Zëri