Ish-kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati ka ardhur në Kosovë.
I shoqëruar nga forca të shumta të njësive speciale të EULEX-it, Gucati ka ardhur nga Haga për ta vizituar nënën e tij të sëmurë në QKUK.
Nëna e Gucatit është duke u trajtuar në Klinikën e Pulmologjisë pasi vuan nga kanceri. Kujtojmë se Gucati është dënuar nga Gjykata Speciale me katër vjet e gjysmë burgim.