Skuadra e Ballkanit është përballur me një moment i cili mund të ishte tragjik gjatë kthimit në Prishtinë.
Aeroplani i cili ishte duke fluturuar drejt Prishtinës, është detyruar të ktheht përsëri në Pragë, pasi është plasaritur dritarja e pilotit.
Lajmin e ka bërë të ditur gazetari Arlind Sadiku, transmeton IndeksOnline.
Fatmirësisht të gjithë personat që ishin në ekuipash janë mirë.
“Ekipi i Ballkanit detyrohet të kthehet në Pragë, falë Zotit shpëtuam mrekullisht
Derisa ishim duke fluturuar drejt Prishtinës, dritarja te piloti është plasaritur. Gjatë kthimit urgjent në Pragë, plasaritja është zmadhuar.
I gjithë ekuipazhi që ndodhej në aeroplan është shëndosh e mirë, falë Zotit”, ka shkruar Sadiku./IndeksOnline/