Në sajë të projekteve dhe hiteve që ka sjell deri më tani, artistja shqiptare ka bërë që të ketë fansa të shumtë gjithandej trojeve shqiptare.
Ndonëse në rrjete sociale është mjaft aktive dhe ndan postime të ndryshme, ajo një të tillë së fundmi ia ka dedikuar fansave.
“Fansat e mi kanë kuptimin e botës për mua dhe nëse do të mundja do të shëroja të gjithë plagën dhe zemrat e tyre të bukura, t’i bëj ata të duan më shumë veten e tyre se sa mua ose më shumë se çdo gjë në botë”.
“Ju jeni të shenjtë, të bukur dhe të dashur”, ka shkruar ajo në InstaStory.