Këto janë dy ndeshjet që do t’i luaj Kosova këtë muaj

Kombëtarja e Kosovës në futboll do të rikthehet në aksion këtë muaj me dy ndeshje që do të zhvillohen brenda tre ditëve.

“Dardanët” ndeshjen e parë do ta zhvillojnë më 24 shtator në udhëtim kundër Irlandës së Veriut. Kjo sfidë zhvillohet në stadiumin “Windsor Park” në Belfast, me fillim nga ora 18:00.

Ndeshja tjetër do të jetë ajo kundër Qipros më 27 shtator në “Fadil Vokrri”.

Të dy këto ndeshje janë të vlefshme për Grupin 2 të Ligës së Kombeve ku bënë pjesë edhe Greqia.

Kosova renditet e dyta në këtë grup me gjashtë pikë, gjashtë më pak se Greqia e vendit të parë. Irlanda Veriore është e treta me dy pikë, aq sa ka edhe Qipro në vendin e fundit.