Pas një mosmarrëveshje në trafik një person është therrur me thikë mbrëmë në Podujevë, ku si pasojë e lëndimeve të marra ka vdekur. Gazeta Insajderi mëson se viktima është Amir Zhegrova, 22 vjeçar nga fshati Sibofc, i kësaj komune.
Rasti u konfirmuar nga Policia e Kosovës përmes raportit 24 orës. Sipas tyre, viktima u ther për vdekje nga një person i panjohur për të, mbrëmjen e së hënës rreth orës 20:55, ku gjithçka dyshohet se nisi si pasojë e një mosmarrëveshje në trafik.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML, teksa rasti është duke u hetuar.