Gruaja helmon burrin në Skenderaj, e bënë për spital

Një grua nga Skenderaj po dyshohet se ka tentuar ta helmojë burrin e saj me ushqim.

Policia ka raportuar se një burrë nga Skenderaj fillimisht është trajtuar në QKMF e më pas është dërguar në QKUK për tretman.

“Viktima dyshon se bashkëshortja e tij, e dyshuara femër kosovare, i kishte hedhur diçka të dëmshme në ushqim. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.