Dy persona janë therë me thikë në Obiliq nga dy të dyshuar si pasojë e një mosmarrëveshje çasti.
Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor dhe ndodhen në gjendje stabile, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar dhe me pas janë dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
LËNDIM I RËNDË TRUPOR & Armëmbajtje pa leje-thikë/Obiliq 12.09.2022-21:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar nën dyshimin se të njëjtit për shkak të një mosmarrëveshje çasti, kanë sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë-thikë dy viktimat meshkuj kosovar. Viktimat kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në trajtim mjekësorë dhe sipas mjekëve gjendja e tyre është stabile, ku njëri prej tyre është liruar. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.