Lidhur me Periudhën e Aplikimit për Regjistrim për Votim jashtë Kosovës, KQZ njofton se deri sot, me datën 19 janar, në orën 12, në sistem janë futur gjithsejtë 14 mijë e 307 aplikacione për regjistrim
Prej tyre, 13 mijë e 138 aplikacione është bërë vlerësim i zotësisë juritike. Të aprovuara janë 10 mijë e 172 aplikacione. Në statusin momental të refuzimit janë 2 mijë e 426 aplikacione për regjistrim, të cilët duhet të dërgojnë dokumente mbështetëse me qëllim të aprovimit, ndërsa deri sot në orën 12, gjithsejtë janë 68 mijë e-maile të pahapura.
Në mbledhjen e KQZ-së është bërë e ditur se aplikuesit po i dërgojnë aplikacionet në të tre e-maile zyrtare. Pra mund të ketë duplifikime në aplikim. Gjatë procesit të verifikimit do të dihet saktë numri i tyre.