Komuna e Skenderajt e udhëhequr nga Fadil Nura në bashkëfinancim me Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë kanë filluar renovimin
e objektit të gjimnazit “Hamëz Jashari” në Skenderaj, projekt ky të cilin e kishte filluar ish kryetari Bekim Jashari, shkruan okarina press.
Tani me ardhjen në pushtet të Fadil Nures e Sami Lushtakut ky projekt po përballet me punime të dobta të cilat i kanë dhënë pamje të shëmtuar objektit historik të gjimnazit i cili mbanë emrin e heroit Hamëz Jashari.
Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me këtë objekt që dikur pushteti i Sami Lushtakut deshi ta rrënojë për të ndërtuar objekte banesore.