Kosova do të përfitojë 63.96 milionë euro nga marrëveshja për programin e parë financiar vjetor IPA III.
Përmes një njoftimi, Qeveria ka njoftuar se në emër të Kosovës do të nënshkruajë zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ndërsa nga BE-ja ambasadori i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.
Pas nënshkrimit, i cili do të bëhet në ceremoninë që nis prej orës 10:00, do të ketë konferencë të përbashkët për media. /Zëri