Ky është personi që dyshohet se e dhunoi të miturën në Klinë

Edhe një rast i dhunimit seksual ndaj një të miture është shënuar në Kosovë. Rasti kësaj radhe ka ndodhur në komunën e Klinës, shkruan Insajderi.

Gazeta Insajderi nga burime të sigurta ka mësuar se personi që ka dhunuar të miturën është Fabian Shabani

Ndaj Shabanit, Prokuroria Themelore në Pejë tanimë ka bërë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit.

“Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti për të Mitur, ndaj të pandehurit (F.SH) ka bërë sot kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit në Gjykatë Themelore të Pejës, për veprën penale “Dhunimi” nga neni 227, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.