Një lajm i publikuar në Nacionale gjatë ditës së sotme u bë viral në vendin tonë.
Aty u postuan notat e vitit të tretë të shkollës së mesme të deputetit të VV-së, Dimal Basha.
Në dëftesën e siguruar nga gazeta shihet se Basha ishte tejet i dobët në Biologji, lëndë së cilës i mbijetoi vetëm në riprovim.
Por, nuk shkoi shumë dhe Basha reagoi me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”.
Përmes një statusi të gjatë e me gabime, ai shtoi se familjarët janë të shkolluar.
Veç kësaj ai numëroi edhe shkollimin në Amerikë, ku e cilësoi si të arritur të madhe, duke thënë se mori mesataren 3.97 nga 4 sa ishte më e larta.
Megjithatë, në një kërkim të thjeshtë në ranglistën e universiteteve më të mira në botë, shihet se aty ku ka diplomuar Basha, e ku thuhet se vetëm 3% e studentëve arrijnë suksesin që e regjistroi ai, renditet në vendin e 1425.
Kjo nënkupton se “John Jay College of Criminal Justice” është gati 1000 vende larg Universitetit të Beogradit.
Ky i fundit është më së larti i ranguar në rajon.
Kujtojmë ndërkaq se Universiteti i Prishtinës për nga renditja është në vendin e 3032.