Gjendet një 51 vjeçar pa shenja jete në mes të arave

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në një familje në fshatin Lugbunarë të Gjakovës, ku një person është gjetur pa shenja jete, në arën e tij afër shtëpisë.

Burimet e Sinjalit nga Emergjenca kanë bërë të ditur se i ndjeri, 51-vjeçar u gjet nga një fqinj, i cili u trondit u kur e gjeti atë të shtrire në tokë dhe njoftoi menjëherë Policinë e Autoambulacën.

Sinjali mëson se vdekjen e të 51-vjeçarit e ka konfirmuar ekipi i mjekëve që ka dalë në vendin e ngjarjes.

Ajo që dihet deri më tani është se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti “Hetim mbi vdekjen” për t’u zbardhur rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.