Dy vajza të mitura në Skenderaj ngacmohen seksualisht

Një person ka raportuar në polici se një grua ka ftuar në banesën e saj dy vajzat e tij të mitura dhe sipas tyre, aty kanë qenë dy të dyshuar meshkuj kosovarë të afërm të të dyshuarës dhe i kanë ngacmuar me fjalë vajzat e mitura dhe i kanë nxitur të martohen në moshë të re.

Policia ka arrestuar tre të dyshuarit.

Njoftimi i policisë:

SULM SEKSUAL – Skenderaj   02.09.2022 – 14:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një femër kosovare ka ftuar në banesën e saj dy vajzat e tij të mitura 9 dhe 11 vjeç dhe sipas tyre, aty kanë qenë dy të dyshuar meshkuj kosovarë të afërm të të dyshuarës dhe i kanë ngacmuar me fjalë vajzat e mitura dhe i kanë nxitur të martohen në moshë të re. Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.