Në listën e publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje, artistja ka zënë vendin e 60 në mesin e 110 emrave kandidues.
Ajo së fundmi ka qenë pjesë e një emisioni, ku ka treguar arsyen e kandidimit dhe shtoi se akoma nuk është duke e besuar këtë.
“Së pari, në asnjë moment përpara nuk e kam menduar dhe as nuk kam pasur synim apo ambicie për me qenë politikane e ardhshme, me të tregu të drejtën as nuk e kam menduar dhe akoma nuk jam duke besuar se jam këtu ku jam. Por, angazhimi im në këtë rrugëtim që është shumë i vështirë me plot sfida ka ardhur si rezultat ndoshta i një zhgënjimi gjatë një rrugëtimi që e kam pasur më përpara si një person, qytetar i thjeshtë, si nënë e gjithashtu edhe si artiste”.
“Kam hasur në shumë probleme profesionale, në shumë vështirësi që jeta di të sfidojë dhe kam menduar që tani kur e kam shikuar në 2020-21 se çfarë të bëj unë me jetën time se i kam bërë 41 vjet dhe qysh me ia dalë që t’i rris katër fëmijë. Është dashur të shikoj një mënyrë tjetër, dhe kam njerëz mbrapa që më shtyjnë t’i realizoj ëndrrat apo dëshirat jo vetëm të miat por edhe atyre që i kam përkrah. Jam një zë që kam shumë njerëz, më besojnë shumë e që mundem me ia dalë ashtu si ia kam dalë me shumë vështirësi në profesionin tim”, ka deklaruar mes tjerash Matoshi.