Çmenduri: Vajza e mitur i kërkon mësuesit të flasin për marrëdhëniet seksuale

Videoja e një të miture që kërkon nga mësimdhënësi i saj të flasin për marrëdhëniet seksuale gjatë orës së mësimit është bërë virale në rrjete sociale.


“Marrëdhënia seksuale bëhet në? Arsimtar? Qysh, për shembull këta të rinjtë po shkojnë nëpër motele”, dëgjohet duke i thënë vajza mësimdhënësit të saj.

Në fakt kjo video është publikuar nga përdoruesi “arbenita_rr” në TikTok e cila me të reagon ndaj protestave që për dhunimet i lënë fajtorë vetëm meshkujt derisa, sipas saj, e njëjta duhet të shihet për ta kuptuar që ka edhe raste kur vajzat e mitura përdorin fjalor banal me të rriturit.

Klankosova.tv ka vendosur ta publikojë të njëjtën, por për shkak se dyshon që vajza në fjalë është e mitur i është ndryshuar zëri në mënyrë që ta ruajë identitetin e saj.

Identiteti i është fshehur edhe mësimdhënësit, meqë duket se ai filmohet tinëzisht.

Kjo ngjarje nuk dihet se kur dhe në cilën shkollë ka ndodhur, por duke u bazuar në videon besohet se vajza mund të jetë nxënëse e ciklit të mesëm të ulët pasi mësimdhënësit i referohet si “arsimtar”.