Projekti i Bulevardit “Ilaz Kodra” i deformuar nga pushteti Nura- Lushtaku (Video)

U bënë më shumë se një vit që kur filloi ndërtimi i bulevardit “Ilaz Kodra”, në Skenderaj, i inicuar nga ish Kryetari Bekim Jashari, me financim të komunës së Skenderajt dhe UN-HABITATIT, një pjesë e të cilit tek parku “Idriz Rreci” ishte ndërtuar gjatë qeverisjes Jashari. Me këtë projekt nëse do të realizohej siç ishte paraparë do të nderronte pamja e qytetit të Skenderajt, shkruan RTV Okarina.

Por fatkeqësisht kjo nuk po ndodhë. Krejt ajo qka po shohim tani janë disa pllaka të reja të vendosura në një pjesë të bulevardit dhe asgjë tjetër.

Pra, me nderrimin e pushtetit punimet në realizimin e këtij projekti janë zvarritur jashtëmase dhe përveç kësaj pushteti i Fadil Nures e Sami Lushtakut kanë bërë ndryshime në projekt duke ngushtuar atë në disa pjesë të bulevardit, siç është rasti tek stacioni aktual i autobusëve dhe pjesa  tjera të tij.

Mbetet të shihet nëse pushteti aktual do të reflektojë dhe ta realizojë projektin ashtu siç e kishte projektuar ish Kryetari Bekim Jashari apo do të vazhdojnë ta reduktojnë projektin siç bëjnë zakonisht në projekte kapitale. /RTV Okarina/