BSPK-ja paralajmëron padi ndaj ministrit Murati

Këshilli Grevist i BSPK-së ka paralajmëruar padi ndaj ministrit të Financave Hekuran Murati, pas paralajmërimeve se do t’u ndalen pagat gjatë kohës së grevës, raporton Ekonomia Online.

Kjo u bë e ditur përmes një konference për medie të martën nga kryetari i Këshillit Grevist të BSPK-së, Rrahman Jasharaj, i cili deklaroi se kanë kërkuar që të jenë unik dhe të vazhdojnë grevën.

“Ne punojnë dhe do të zgjasë deri në momentin që qeveria Kurti ta ndryshojë qasjen. Greva do të duket edhe në opinion edhe më 1 shtator, të cilët po qëndrojnë edhe në punë, por më 1 shtator me këtë qasje, fëmijët do t’i gjejnë në shtëpi”.

“Deklarata skandaloze e qeverisë e cila po mundohet të ndjellë frikë, është arsyeja që ne nuk dorëzohemi. Ligji për greva nuk ka dhënë asnjë mënyrë tjetër dhe qëndrimi i grevistëve është dinjitoz. Një deklaratë e sekretarit u bë për përkëdhelje nga ndokush prej Qeverisë”.

“Mirëpo deklarata e ministrit Hekuran Murati ishte edhe më skandaloze. Ne e kemi vlerësuar që në vend se tensionohet të ulën, ai me apo pa qëllim krijon irritime dhe ne do ta kemi me kohë dhe ekspertët e fushës do të merren me këtë çështje, dhe së SBAShK-u do ta përgatisim lëndën ndaj ministrit Hekuran Muratit”, tha ai.

Ali Gashi nënkryetar i Këshillit Grevist, tha se deklaratat e ministrit Hekuran Murati janë të papranueshme për ta.

“Presioni është i papranueshëm nga cilado anë, e cila ka frikësimin e grevistëve. Qeveria nuk ka qenë asnjëherë që të ulemi dhe të bisedojmë për kërkesat tona. Apeloj tek zyrtarët publik që mos ta nënshkruaj ë asnjë letër e mos të dorëzojnë asnjë emër”.

“Është mesazh i keq dhe rrezik i demokracisë kërcënimi i sindikatave që po u bëhet nga Qeveria. Apeloj te grevistët që mos të bien pre e mos të nënshkruajnë listat. Qeveria jonë është partner dhe është në të mirë të Kosovës dhe nuk duhet të krijojmë narracion të tillë”, tha ai.