Ngordhje masive e peshqve në Aqarevë, qytetarët kanë frikë nga helmimi (Video)

 

Historikisht banorët e fshatrave Aqarevë, Kopiliq e Tushilë kanë përdorur ujin e lumit “Klina” për ujitjen e kulturave bujqësore, ujë për bagëti por edhe për peshkim dhe rekreacion.

Sot fatkeqësisht ky lum si pasojë e faktorit njeri është ndotur në shkallë të madhe duke mbytyr shumë gjallesa ujore të cilat së fundi kanë ngordhur në menyrë masive.

Stafi i RTV Okarina ka vizituar sot fshatin Aqarevë dhe nga afër ka inqizuar gjendjen reale të lumit “Klina”.

Banorët e fshatit Aqarevë janë tejet të shqetësuar me gjendjen e lumit Klina pasi që për çdo ditë shohin mbi ujë peshqi të ngordhur.

Ata deklarojnë që ndihen të rrezikuar nga helmimi eventual pasi që uji i këtij lumi shfrytëzohet për pijë nga kafshët shtepiake si dhe për ujitjen e kulturave bujqësore andaj kërkojnë nga institucionet e shtetit që të ndermarrin masa ndaj atyre që po ndotin lumin duke hedhur kimikate të rrezikshme.

Vlen të theksojmë se në kohën e ish qeverisjes Jashari, inspektorati komunal kishte gjobitur kompaninë “Drena” (e afert me Sami Lushtakun) e cila në mungesë të impiantit dyshohet se derdh në lumen klina kimikate të rrezikshme të cilat mbysin çdo gjallesë ujore.