Avokati, Xhevdet Smakiqi ka shprehur gatishmërinë që secilit grevist që iu heqen meditjet apo orët e punës t’i ofroj falas përfaqësim ligjor pranë KPMSHCK-se, Prokurorisë për kallëzime penale dhe ushtrim të padive për kompensim dëmi pranë gjykatave të Kosovës.
“Kjo për faktin se puntorët e sektorit publik dhe mesimdhenesit por edhe sektoret tjerë janë te goditur fort nga infalcioni enormë dhe po luftojnë për mbijetesë siç e thanë Grevistet sot për një kafshatë te gojes”, ka shkruar ndër të tjera ai.
Postimi i plotë:
Te nderuar miq!
Si Avokat secilit grevistë qe iu heqen meditjet apo oret punës me urdhër politik te Ministrit Hekuran Murati dhe Zevndësuesit te përkoheshem te Sekretarit te Pergjitheshem Enis Spahiu, jam i gatëshem nga Zyra ime e Avokatise, pro bono/ falas te i’u ofroi, përfaqësimin ligjor pranë KPMSHCK-se, Prokurorise per kallëzime penale dhe ushtrim te padive per kompensim demi pranë gjykatave te Kosoves kunder seciit vendim arbitrarë nga secili organ i administrates shtetëror.
Kjo për faktin se puntorët e sektorit publik dhe mesimdhenesit por edhe sektoret tjerë janë te goditur fort nga infalcioni enormë dhe po luftojnë për mbijetesë siç e thanë Grevistet sot për një kafshatë te gojes.
E kemi obligim kushtetues, profesional, moral, kombëtar qe Kosoven duhet ta ruajmë si shtet demokratik dhe te se drejtes më së shumti nga te zgjedhurit arrogantë te popullit te saj.
Av.Xhevdet Smakiqi