Një 47 vjeçar ka vdekur sot pasi u rrokullis me traktor, gjatë kohës kur ishte duke prerë dru në mal.
Rasti i rëndë ka ndodhur rreth orës 11:10 në fshatin Stanqiq të Gjilanit
Mjeku sapo ka arritur në vendin e ngjarjes ka konstatuar se personi është pa shenja jete.
Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Me vendim të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë dërgohet në IML në mënyrë që të zbardhen e vërteta e këtij rasti të rëndë që na ka tronditë të gjithëve”, tha Hashani për Insajderin.