Analisti Imer Mushkolaj thotë se subjektet politike prej kohësh janë në fushatë paraelektorale.
“Që nga rrëzimi i Qeverisë Kurti, fushata ka vazhduar”, tha Mushkolaj në “Debat Plus”.
Ai megjithatë thotë se disa subjekte janë më aktive në fushatë për dallim nga disa të tjera.
“Partitë janë duke veprua varësisht se çfarë qëllime i kanë vënë vetes. Shembull fushatë më të theksuar janë duke bërë PDK, AAK e Nisma, derisa LDK e LVV nuk janë duke bërë fushatë. Sidomos Vetëvendosje nuk është duke bërë fushatë”, tha ai në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini
Mushkolaj thotë se është strategji e Vetëvendosjes kjo mos bërja fushatë pasi e sheh vetën e para.
“Është interesant se Limaj dhe NISMA po bëjnë fushatë në mbrojtje të lutës së UÇK-së. Haradinaj përmendi bashkimin me Shqipërinë. PDK është fokusuar në aspektin ekonomik në sloganin tashmë të njohur “Rimëkëmbja” me premtimin e një miliardë euro”.
Analisti thotë se Hoti do të ketë probleme me fushatën nëse mendon se ta gjithë që janë kundër LDK-së janë edhe kundër Kosovës.
“Të gjithë e dimë se fraza të tilla nuk qëndrojnë dhe nuk është mirë të manovrohet”, tha ndër të tjera Imer Mushklolaj.